Si të sigurohesh që flokët dhe grimi juaj tek dasma jote shqiptare, jo vetëm, thjesht, të jenë mirë, mirëpo edhe të dukesh vërtetë mahnitëse?
Je duke planifikuar të organizosh një festë të veçantë apo një aheng në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, etj., por nuk e ke idenë se ku mund të shkosh të rregullosh flokët dhe grimin tënd? Eh, po, është kjo dilema që ne femrat përballemi vazhdimisht. Por unë kam zgjidhjen perfekte pët ty. Hidhi një sy platformës tonë MyDasma www.mydasma.com Më kujtohet kur po përpiqesha të bëhesha gati për dasmën time në Kosovë, në vitin 2009 dhe, normalisht, si për çdo nuse, flokët dhe grimi, ishin një nga gjërat më të rëndësishme për mua. Dhe, pa dyshim, fakti që kisha lindur dhe isha rritur në Australi, bënte një ndryshim të madh, në atë çfarë unë kërkoja dhe çfarë konsiderohej e bukur sipas modës në Kosovë në ato vite. Dhe, njëkohësisht, edhe t’iu kërkoja këshilla të afërmëve dhe familjarëve të mi, prap zhgënjehësha ngase edhe shijet e tyre, ishin shumë larg nga ajo që unë doja në të vërtetë. Do të pyesësh ti, po si ja bëre në fund, si ia dole? Dy vite para ...