Si të sigurohesh që flokët dhe grimi juaj tek dasma jote shqiptare, jo vetëm, thjesht, të jenë mirë, mirëpo edhe të dukesh vërtetë mahnitëse?
Je duke planifikuar të organizosh një festë të veçantë apo një aheng në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,
Mal të Zi, Luginë të Preshevës, etj., por nuk e ke idenë se ku mund të shkosh të rregullosh flokët dhe
grimin tënd? Eh, po, është kjo dilema që ne femrat përballemi vazhdimisht. Por unë kam zgjidhjen
perfekte pët ty. Hidhi një sy platformës tonë MyDasma www.mydasma.com
Më kujtohet kur po përpiqesha të bëhesha gati për dasmën time në Kosovë, në vitin 2009 dhe,
normalisht, si për çdo nuse, flokët dhe grimi, ishin një nga gjërat më të rëndësishme për mua.
Dhe, pa dyshim, fakti që kisha lindur dhe isha rritur në Australi, bënte një ndryshim të madh, në atë
çfarë unë kërkoja dhe çfarë konsiderohej e bukur sipas modës në Kosovë në ato vite. Dhe,
njëkohësisht, edhe t’iu kërkoja këshilla të afërmëve dhe familjarëve të mi, prap zhgënjehësha ngase
edhe shijet e tyre, ishin shumë larg nga ajo që unë doja në të vërtetë.
Do të pyesësh ti, po si ja bëre në fund, si ia dole? Dy vite para dasmës sonë, në 2007, kisha jetuar
dhe punuar në Kosovë për një periudhë disavjeçare dhe pata fatin e mirë të njihja një floktare dhe
grimere fantastike. Megjithatë, po të mos kisha jetuar atje personalisht në atë periudhë, nuk e di se
si do t’ja bëja. Kjo është, madje, pikërisht, edhe arsyeja, përse ne e krijuam platformën MyDasma.
Mos humb më kohë por shko, tani, tek faqja e MyDasma dhe kontrollo kategorinë e ‘Floktareve dhe
Grimereve’. Shiko videot dhe imazhet e tyre dhe, pastaj gjyko dhe vlerëso.
Tani, a gjete diçka që të pëlqeu me të vërtetë...? Kjo është fantastike! Mund të na dërgosh
menjëherë kërkesën tënde, është prioriteti ynë që të përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur.
Regjistrohu si anëtar në platformën tonë. Të duhen vetëm 2 minuta kohë për t’u bërë pjesë e
sistemit tonë dhe është, krejtësisht, FALAS.
Çaste të këndshme në platformën tonë!
Mimoza Cena-Sokoli
CEO dhe bashkëthemeluese e platformës MyDasma
Comments
Post a Comment